`Qenka me fëmijë se pa e vra s’e kisha lanë`, R,K e kërcënon dëshmitarin
M.Shefkiu/RTKLive
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet R.K. nga Skenderaj, i dyshuar për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.
Sipas Prokurorisë, më 21 mars 2026, në një restorant në fshatin Uglar, Fushë Kosovë, i pandehuri dyshohet se ka kërcënuar seriozisht një person që ndodhej në një dasmë. Viktima është dëshmitar bashkëpunues në rastin e njohur si “Brezovica”, i cili po shqyrtohet në Gjykata Themelore në Pejë.
“Vetëm qenke me fëmijë se pa të vra në këtë vend nuk e kisha lan”, citohet të ketë thënë i pandehuri R.K më 21 Mars 2026, në një restaurant cili gjendet në fshatin Uglar të Fushë Kosovës, duke kanosur seriozisht të dëmtuarin i cili ishte i pranishëm në një dasmë.
I kanosuri është dëshmitar bashkëpunues në çështjen penale të njohur si “Brezovica”, ndërsa ngjarja ka ndodhur me qëllim të frikësimit të tij që të përmbahet nga dhënia e deklaratave në këtë çështje penale e cila është në shqyrtim gjyqësor në Gjykatën Themelore në Pejë.
Gjithashtu, i njëjti person ka qenë më herët i përfshirë si i pandehur në rastin “Brezovica”, për veprën penale të shmangies nga tatimi.
“Po ashtu, vlen të theksohet se personi i ndaluar R.K., ka qenë i pandehur edhe në rastin “Brezovica”, për shkak të dyshimit të veprës penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 313 të KPRK-së. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.























