Vdes në QKUK e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë
BKT
Kronika

Vdes në QKUK e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Valbona Thaçi / RTKLive

Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka ndërruar jetë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ka bërë të ditur për RTKlive Mirlinda Qyqalla nga zyra për media në QKUK, ku po trajtohej pasi kishte pësuar vetëplagosje një natë më parë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka vdekur edhe Miradije Gashi, gruaja e xhaxhait të saj, e cila u qëllua me armë zjarri nga e dyshuara të dielën.

Në këtë ngjarje tragjike ka humbur jetën edhe i dashuri i saj, Ilaz Brahimi nga Obiliqi.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, motivi i këtij rasti ende nuk është bërë i ditur.


MË SHUME NGA Kronika