Shtatë të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Prishtinë
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Shtatë të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Prishtinë

Medina Pasoma / RTKlive

Shtatë persona janë lënduar nga një aksident mes dy veturash në Vranidoll të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:15.
“Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar  dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura”, ka konfirmuar ai.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.


MË SHUME NGA Kronika