Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
BKT
Kronika

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje

Sh.Çoçaj/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se është bërë ekstradimi nga Gjermania i një shtetasi kosovar i cili po kërkohej për grabitje. Ai u arrestua nga autoritetet gjermane pasi po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritet Gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ekstradimi i tij u bë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera të policisë dhe institucioneve të drejtësisë.

 


MË SHUME NGA Kronika