Shtetas i huaj humb jetën në QKUK, rasti nën hetime
BKT
Kronika

Shtetas i huaj humb jetën në QKUK, rasti nën hetime

Emine Hoti/RTKlive

Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke u trajtuar që nga data 9 mars 2026.

Sipas raportit  të sotëm policor, viktima kishte leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

"Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion", thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente  të cilat pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.


MË SHUME NGA Kronika