Ndalohen dy persona në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia
BKT
Kronika

Ndalohen dy persona në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia

Emine Hoti/RTKlive

Dy persona janë ndaluar nga policia në Sharpelj të Leposaviqit nën dyshimin për kalim të paautorizuar të vendkalimeve kufitare.

Sipas raportit policor, të dyshuarit janë kapur pasi kishin hyrë ilegalisht me automjete nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, duke anashkaluar pikat zyrtare kufitare.

Pas ndalimit, të dyshuarit janë intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti do të trajtohet nga institucionet përkatëse si “Kalim të paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare” .

.


MË SHUME NGA Kronika