Intervistohen katër të dyshuar për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit
BKT
Kronika

Intervistohen katër të dyshuar për ndërtime pa leje në Bjeshkën e Nivokazit

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndërmarrë veprime lidhur me disa raste të ndërtimit pa leje në zonën e Parkut Nacional në Bjeshkën e Nivokazit.

Sipas raportit policor të martën janë intervistu katër personat që dyshohen se në periudha të ndryshme, përkatësisht në vitet 2018, 2019, 2021 dhe 2022, kanë ndërtuar shtëpi pa leje në këtë zonë të mbrojtur. 

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të gjitha rastet janë proceduar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


MË SHUME NGA Kronika