08:44 / 27.03.2026
Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Gjilan, ishte në arrati
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 18 mars në orën 13:40.
Sipas raportit policor i dyshuari është kapur më 26 mars rreth orës 15:50, pasi kishte qenë në arrati që nga dita e incidentit.
Pas arrestimit, ai është intervistuar nga autoritetet përkatëse dhe, me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në qendrën e mbajtjes.























