Ferizaj, rreth 300 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
BKT
Kronika

Ferizaj, rreth 300 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

M.Shefkiu/RTKLive

Policia e Rajonit të Ferizajt ka shqiptuar 295 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit, një veprim që vazhdon, sipas policisë, të rrezikojë seriozisht sigurinë në rrugë.

Policia njofton se gjatë muajit mars 2026, masat policore ishin të intensifikuara për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur disiplinën në trafik.

Policia apelon tek shoferët që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të përqendrohen plotësisht në rrugë, pasi edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja serioze për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Policia kërkojnë nga qytetarët që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.


MË SHUME NGA Kronika