Aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`, lëndohet një person|Video
BKT
Pamjet: Besim Beqiri /RTK
Kronika

Aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`, lëndohet një person|Video

Naser Mekolli /RTKlive

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një cisternë me karburant është përmbysur.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmua edhe Bajram Krasniqi, zëdhënës për Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 06:00, në kilometrin 24 të autostradës, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë një kamion (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia e ka trajtuar aksidentin”, ka njoftuar Krasniqi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, nuk dihet për dëmet materiale, hetimet po vazhdojnë.


MË SHUME NGA Kronika