Konfiskohen tri armë zjarri në dy raste të ndara në Ferizaj
BKT
Kronika

Konfiskohen tri armë zjarri në dy raste të ndara në Ferizaj

Medina Pasoma / RTKlive

Policia e Kosovës, në dy raste të ndara në Ferizaj, ka konfiskuar gjithsej tri armë zjarri dhe ka iniciuar procedura penale ndaj të dyshuarve.

Rasti i parë ka të bëjë me një person 47-vjeçar, i cili dyshohet se ka poseduar kundërligjshëm armë zjarri.

“Pas kontaktit nga policia, i dyshuari ka pranuar se posedonte një armë zjarri në banesën e tij dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim. Më pas, gjatë kontrollit të realizuar në banesën e tij në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë”, ka njoftuar Policia.

Rasti i dytë ka të bëjë me një mosmarrëveshje mes dy personave në fshatin Nekodim, rruga “Riza Matoshi”.Të dy personat janë shoqëruar në stacion policor.

“Gjatë trajtimit është konfirmuar se i dëmtuari M.R. ishte kanosur nga i dyshuari P.R. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri në shtëpinë e tij në fshatin Nekodim. Me autorizim të prokurorit të shtetit, është realizuar kontroll, me ç’rast janë sekuestruar një pushkë gjahu, një pistoletë me dy karikatorë dhe një sasi municioni”, vazhdon njoftimi.


MË SHUME NGA Kronika