Policia për një javë konfiskon 6 armë zjarri në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia për një javë konfiskon 6 armë zjarri në Prishtinë

Valmira Saraçi|RTKlive

Për një javë Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka sekuestruar 6 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës për këtë rajon që thotë se gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 173 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 45 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime e të tjera.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thotë policia.

Ndërkaq, aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës thotë se në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4,594 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 413 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.


MË SHUME NGA Kronika