Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë
BKT
Kronika

Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë

Sh.Çoçaj/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Policia ka njoftuar se njëri rast ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një burrë është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij. 

 “Është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e policisë. 

Ndërkohë që rasti tjerët ka ndodhur në Prizren. 

“Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është  konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në njoftim.

Në të dy rastet trupat janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rastet janë duke u hetuar. 


MË SHUME NGA Kronika