Vdes një person në rrethana të dyshimta në Prizren, rasti po hetohet
BKT
Kronika

Vdes një person në rrethana të dyshimta në Prizren, rasti po hetohet

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në Prizren.

Rasti është shënuar të enjten, më 23.04.2026, ndërsa njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Rasti është nën hetime nga autoritetet përkatëse.


MË SHUME NGA Kronika