Gjatë javës së kaluar sekustrohen armë dhe municion
BKT
Foto arkiv
Kronika

Gjatë javës së kaluar sekustrohen armë dhe municion

M.Sh/RTKLive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore, gjatë javës së kaluar ka realizuar aksione të ndara në lokacione të ndryshme, në periudhën kohore nga data 18.04.2026 deri më 26.04.2026, ku janë sekuestruar armë dhe municion.

Sipas policisë, janë konfiskuar shtatë armë, një granatë dore, 114 fishekë dhe 8 karikatorë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.


MË SHUME NGA Kronika