18:52 / 06.05.2026
Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë ndaj bashkëshortes
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një 23-vjeçar në Shtime është arrestuar për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të Policisë së Ferizajt, më 6 maj 2026, rreth orës 12:50, viktima është paraqitur në stacionin policor në Shtime, duke deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 5 maj.
"I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore", thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet me dije se viktima është vendosur në një vend të sigurt.























