17:38 / 16.05.2026
Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish dyneri në Glloboçicë
N.Mekolli /RTKlive
Dogana e Kosovës ka parandaluar kontrabandimin e rreth 200 kilogramëve mish dyneri në Pikëkalimin Kufitar Glloboçicë.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të një automjeti janë zbuluar 10 copë rollne dyneri, me vlerë rreth 800 euro, të transportuara pa kushte higjienike dhe pa ftohje adekuate, duke shmangur edhe kontrollin e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Autoritetet theksojnë se rasti paraqet rrezik serioz për shëndetin publik. Mishi është sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë kundërvajtëse.























