Një person gjendet pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë
BKT
Kronika

Një person gjendet pa shenja jete në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Emine Hoti/RTKlive

Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:30 në lagjen Ulpiana në kryeqytet.

Lajmin  për RTKlive e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me identitetin e viktimës e as rrethanat e këtij rasti.


MË SHUME NGA Kronika