Katër të lënduar në aksident trafiku në Koshtovë
BKT
Kronika

Katër të lënduar në aksident trafiku në Koshtovë

N.M. /RTKlive

Një aksident trafiku me lëndime trupore ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Lumëbardhi” në fshatin Koshtovë, në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportimeve, në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të Serbisë.

Bëhet e ditur se si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Jugut, ndërsa dy të tjerë në Mitrovicën e Veriut.


MË SHUME NGA Kronika