08:30 / 27.05.2026
Gjeten rreth 100 bimë të dyshuara kanabisi në një arë me patate në Rahovec
RTKlive
Në një arë të mbjellë me patate në Rahovec janë identifikuar disa bimë të dyshuara të llojit kanabis Sativa, bëjnë të ditur burime nga vendi i ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë konstatuar rreth 100 bimë të dyshuara.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar marrjen e mostrave për ekzaminim laboratorik. Pas procedurave hetimore, bimët pritet të nxirren dhe të asgjësohen në përputhje me vendimin e autoriteteve.























