09:53 / 29.05.2026
Vdes një person në Kamenicë, humbi ndjenjat derisa ishte duke punuar
K. K. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasditen e djeshme në Kamenicë, pasi raportohet se derisa ishte duke punuar ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në tokë.
Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar në QKMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thotë Policia.























