09:54 / 31.05.2026
Tentim kalimi i paautorizuar i kufirit në Leposaviq, ndalohet një person
RTKlive
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Tresavë të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë ilegalisht kufirin.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 30 maj 2026 rreth orës 17:00, kur njësia policore ka ndaluar një automjet të tipit kombi që drejtohej nga një shtetas i Serbisë. Në automjet janë gjetur të ngarkuara rreth 5000 kilogramë mish dhe 250 kilogramë speca.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se kishte tentuar të kalojë në mënyrë të paautorizuar nga territori i Republikës së Kosovës drejt territorit të Serbisë.
Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























