EUROPOL me Policinë zhvillojnë operacion kundër krimit me narkotikë
BKT
Kronika

EUROPOL me Policinë zhvillojnë operacion kundër krimit me narkotikë

Medina Pasoma / RTKlive

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të EUROPOL-it, Policia e Kosovës është duke zhvilluar operacion kundër krimit të organizuar në disa lokacione.

“Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim ndërkombëtar me substanca narkotike në lidhje me veprat penale: 'pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar', 'blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve' dhe 'pastrimi i parave'”, njofton sistemi prokurorial.

Aksioni po zhvillohet nën monitorimin e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Në aksion po marrin pjesë autoritetet e  Belgjikës, Francës e Holandës.


MË SHUME NGA Kronika