08:43 / 10.06.2026
Arrestohet personi i kërkuar me katër urdhëresa gjykate
Sh.Çoçaj/RTKLive
Policia e Rajonit të Prishtinës, ka njoftuar se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.
Policia njofoton se një nga këto operacione u realizua mbrëmë nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për veprat, si posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikim i paravem
"A.S mashkull, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit", thuhet në njoftim.























