Hedh granatë dore në oborrin e një shtëpie në Deçan, kërkohet i dyshuari
BKT
Kronika

Hedh granatë dore në oborrin e një shtëpie në Deçan, kërkohet i dyshuari

Medina Pasoma / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, nëpërmjet gjuajtjes së një granate të dorës në oborrin e një shtëpie në Deçan.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, njofton PK.

I dyshuari është në kërkim policor, derisa rasti është duke u hetuar.   


MË SHUME NGA Kronika