10:11 / 15.06.2026
Udhëtari që kishte probleme shëndetësore në aeroport vdiq në QKUK
Medina Pasoma / RTKlive
Një person ka ndërruar jetë në QKUK pasi fillimisht kishte pasur probleme shëndetësore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas raportit 24 orësht të Policisë së Kosovës, fillimisht ai ka marrë ndihmën e nevojshme në aeroport dhe më pas është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve shëndetësore.
Vdekja është konstatuar nga mjeku kompetent, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.























