Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
BKT
Kronika

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

E.Hoti/RTKlive

Një rast i rëndë i tentim-vrasjes është raportuar të enjten mbrëma në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur të lënduar pas një sulmi të armatosur.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 qershor 2026, rreth orës 19:00. Dy viktimat, kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e sulmit të kryer nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar.

Pas incidentit, policia ka arritur ta lokalizojë të dyshuarin, i cili kishte marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas hetimeve të para, dyshohet se në rast është përdorur armë zjarri. “Njëri nga viktimat dhe i dyshuari vazhdojnë të jenë nën trajtim në QKUK dhe njëkohësisht nën mbikëqyrje policore. Mjekët kanë bërë të ditur se njëra nga viktimat ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në raport.

Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa gjatë veprimeve hetimore është konfiskuar edhe automjeti në të cilin kishte ndodhur rasti.

Me urdhër të prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

 


MË SHUME NGA Kronika