09:22 / 21.06.2026
Ndërron jetë fëmija i rrëzuar me trotinet elektrik në Gjilan
RTKLive
Policia e Kosovës njofton se fëmija i lënduar më herët në një vetaksident me trotinet elektrik ka ndërruar jetë.
Bëhet e ditur se më 08.06.2026, në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan, viktima, një fëmijë ishte rrëzuar nga një trotinet elektrik dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Ai ishte duke u trajtuar në QKUK, ku sot është konfirmuar se ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve.
Rasti është trajtuar si vetaksident dhe hetimet për rrethanat janë kryer sipas procedurave përkatëse.























