Konfiskohen armë në Podujevë, të planifikuara për dërgim në Gjermani
BKT
Kronika

Konfiskohen armë në Podujevë, të planifikuara për dërgim në Gjermani

Medina Pasoma / RTKlive

Policia e Kosovës ka identifikuar armë të ndryshme në dy valixhe në një depo të Podujevës, të cilat ishin të destinuara në dërgoheshin në Gjermani.

“Policia gjatë kontrollit në dy valixhe që ishin në një depo ka gjetur dhe sekuestruar: pesë armë të gjata AK47, një armë të gjatë të modelit M12, një armë të gjatë prodhuesit të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë kalibrash të ndryshëm. Lidhur me rastin paraprakisht policia ka marrë informata se tre të dyshuar meshkuj kosovarë ishin organizuar që armët e lartcekura të dërgonin në Shtutgard, Gjermani”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve mirëpo, të dyshuarit nuk janë hasur dhe të njëjtit janë në kërkim të policisë. Rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.


MË SHUME NGA Kronika