Incident në aheng familjar në Mitrovicë, dy persona marrin trajtim mjekësor
BKT
Kronika

Incident në aheng familjar në Mitrovicë, dy persona marrin trajtim mjekësor

Medina Pasoma / RTKlive

Një incident ka ndodhur në një aheng familjar në Mitrovicë, ku dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte në një aheng familjar, dyshohet nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar dy meshkuj kosovarë”, njofton policia në raportin 24-orësh.

Tutje është bërë e ditur se dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet nga ekipet relevante policore.


MË SHUME NGA Kronika