Një grua humb jetën pasi ra në një bunar në fshatin Koshare
BKT
Kronika

Një grua humb jetën pasi ra në një bunar në fshatin Koshare

E.Hoti/RTKlive

Një grua ka humbur jetën pasi ka rënë në një buna, të hënën në fshatin Koshare të Ferizajt.

Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 30 qershor 2026, rreth orës 12:55.

Si pasojë e lëndimeve të marra nga rënia, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

"Vdekja e saj është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion", thuhet në raport.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.


MË SHUME NGA Kronika