10:33 / 01.07.2026
Zjarr në rrugën ‘Sylejman Vokshi’ në Prishtinë, dëmtohen dy vetura
Medina Pasoma / RTKlive
Zjarri që ka kapluar një pjesë të rrugës “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ka shkaktuar dëmtimin e dy veturave.
Zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana ka konfirmuar që rasti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura”, ka konfirmuar ai.
Pllana ka shtuar se hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.























