Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që ofroi motel për prostitucion
E.H|RTKlive
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.Gj., për shkak të dyshimit të veprave penale“Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.Gj., gjatë muajit qershor të vitit 2026, rruga“Ilir Konushevci”, në Ferizaj, me dijeni në cilësinë e menaxherit, ka ofruar motelin e tij për të mundësuar prostitucionin.
“Po ashtu, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit qershor 2026, në Ferizaj, me dashje ka mundësuar ushtrimin e prostitucionit, në atë mënyrë që i pandehuri si menaxher i motelit, ka punësuar B.Xh., me qëllim që të ofroj shërbime seksuale me pagesë për klientët e tij, kështu që me datë 29 qershor 2026, pas zbatimit të masës së veçantë, i pandehuri është zënë në flagrancë dhe është arrestuar nga zyrtarët policor, me të cilën kishte për të kryer veprën penale "Mundësimi ose detyrimi në prostitucion" “, thuhet në njoftim .
I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh për veprat penale të lartëcekura.























