Aksident mes dy veturash në Mitrovicë, katër të lënduar
BKT
Kronika

Aksident mes dy veturash në Mitrovicë, katër të lënduar

Medina Pasoma / RTKlive

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes dy veturash në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Shupkovc rreth orës 11:30.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka konfirmuar për RTKlive, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


MË SHUME NGA Kronika