Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar
BKT
Foto arkiv| ilustrim| RTKlive
Kronika

Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

A.B/RTKLive

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, Sektori FAST, pas pranimit të informatave në rruge operative, sot me datën 13 korrik në Prishtinë kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar, F.R shtetas Gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

Personi i arrestuar, kërkohej për veprën penale ‘’Trafikim i paligjshëm i substancave narkotike’’ e dënueshme sipas ‘Kodit Penal Gjerman’.

"Me aktvendim të Prokurorit Kujdestar nga Prokuroria Themelore, personit të lartcekur ju është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, përderisa rasti vijon të trajtohet nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor-ILECU në koordinim me autoritetet e drejtësisë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në realizimin e urdhër arresteve ndërkombëtare, me qëllim të luftimit të krimit dhe forcimit të sundimit të ligjit", njofton Policia e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika