Të shtëna me armë në ahengje, policia sekuestron katër pistoleta
BKT
Kronika

Të shtëna me armë në ahengje, policia sekuestron katër pistoleta

M.Sh/RTKLive

Policia e Kosovës ka intervenuar në katër raste të ndara të të shtënave me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare në rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Sipas Policisë, pas pranimit të informatave, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime operative, duke idenifikuar dhe intervistuar personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit kompetent, rastet janë iniciuar në procedurë të rregullt.

Gjatë intervenimeve, Policia ka sekuestruar katër pistoleta, 462 fishekë dhe gjashtë gëzhoja, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.

Policia ka rikujtuar se përdorimi i armëve të zjarrit gjatë ahengjeve përbën vepër penale dhe paraqet rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.


MË SHUME NGA Kronika