14:14 / 27.07.2026
Një motoçiklist humb jetën në aksident me një kamion në Istog
Medina Pasoma / RTKlive
Një motoçiklist ka vdekur pas aksidentit që pati me një kamion në fshatin Veriq të Istogut.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Vdekjen e motoçiklistit në vendngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestar, tash në terren janë hetuesit e komunikacionit për procedura të mëtejme”, ka thënë ai.























