Gjobitet shoferi në Pejë, tejkaloi kolonën duke vozitur në trotuar
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Gjobitet shoferi në Pejë, tejkaloi kolonën duke vozitur në trotuar

N.M. /RTKlive

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Pejë, pasi i njëjti u filmua duke kryer kundërvajtje të rënda në komunikacion në rrugën “Besnik Lajqi”. Rasti u bë publik më 25 korrik 2026 përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shihej një veturë e tipit Mercedes me targa të Gjermanisë duke tejkaluar kolonën në krahun e djathtë dhe më pas duke lëvizur edhe në trotuar.

Sipas njoftimit, njësia e trafikut ka arritur ta identifikojë kundërvajtësin, ndaj të cilit është shqiptuar gjobë. Me pëlqimin e tij, vlera e gjobës është dyfishuar, në përputhje me Ligjin 08/L-186 për rregullat e komunikacionit rrugor, i cili parasheh këtë mundësi për shoferët me patentë të huaj, në mënyrë që të shmanget ndalimi i drejtimit të automjetit për tre muaj.

Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore, ndërsa kanë apeluar tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut për të garantuar sigurinë në rrugë.


MË SHUME NGA Kronika