Aksident në Portin e Durrësit, humb jetën një 62-vjeçar nga Kosova
BKT
Kronika

Aksident në Portin e Durrësit, humb jetën një 62-vjeçar nga Kosova

rtsh

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur më 28 korrik 2026 në ambientet e Portit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në sheshin përpara skanerit, ku një kamion ka goditur një drejtues mjeti që po lëvizte në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur viktima po kryente procedurat për përpunimin e dokumentacionit të mjetit të tij.

“Më datë 28.07.2026, në Portin e Durrësit, në sheshin para skanerit, shtetasi N. M., 49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur shtetasin N. Sh., 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t’u futur në skaner”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e goditjes së marrë, 62-vjeçari nga Kosova, shtetasi N. Sh., ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i kamionit që shkaktoi goditjen, shtetasi N. M., është shoqëruar nga forcat e rendit në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po kryhen veprimet përkatëse procedurale.

Ekspertët dhe grupi hetimor kanë nisur punën në terren për rindërtimin e dinamikës së plotë të ngjarjes:

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.”, informon policia.


MË SHUME NGA Kronika