Konfiskohet një pistoletë dhe tre fishekë në Ferizaj, procedohet 41-vjeçari
B.H./RTKlive
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri dhe tre fishekë gjatë një kontrolli të realizuar në Ferizaj, në kuadër të planit operativ “Vera 2026”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 28 korrik, rreth orës 23:45, kur Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), gjatë një pike kontrolli në rrugën “Kadri Zeka”, ka ndaluar një automjet për kontroll.
Gjatë kontrollit të personit me inicialet Sh.Sh. (41 vjeç) dhe automjetit të tij, policia ka gjetur në një çantë krahu një armë zjarri – pistoletë, si dhe tre fishekë, të cilët janë konfiskuar.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar nga hetuesit. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.























