09:20 / 30.07.2026
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Policia nis hetimet
E.Hoti/RTKlive
Mbetje mortore, që dyshohet se i përkasin një njeriu, janë gjetur të martën pasdite në Rahovec.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, rreth orës 17:42, pasi një qytetar ka njoftuar autoritetet se gjatë ecjes në një fushë të hapur kishte hasur në mbetje mortore.
Bazuar në informacionet fillestare, dyshohet se mbetjet janë bartur deri në atë lokacion nga rrjedha e ujit si pasojë e reshjeve të fundit atmosferike.
Pas marrjes së njoftimit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë tërhequr mbetjet mortore”, thuhet në raport.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetua.























