09:50 / 05.08.2026
Lipjan: Tentoi ta rrahte, më pas hapi zjarr ndaj veturës së viktimës
M.Sh/RTKLive
Një person është arrestuar në Lipjan nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë”, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi që ishte në veturë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:30.
Policia njofton se i dyshuari fillimisht kishte tentuar ta sulmonte fizikisht viktimën, e cila ndodhej në veturë. Në momentin kur viktima kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit.
Gjatë ndërhyrjes policore janë sekuestruar një pistoletë dhe 48 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.























