Shpërthim në një veturë në Gjilan, dy persona të lënduar
BKT
Kronika

Shpërthim në një veturë në Gjilan, dy persona të lënduar

G.K/RTKlive

Dy persona janë lënduar, njëri prej tyre rëndë, pas një detonimi në një veturë, të mërkurën rreth orës 21:45, në rrugën “Lufta e Gjilanit 44”, në Gjilan.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes. Sipas tij, vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është lënduar lehtë.

“Më 05.08.2026, rreth orës 21:45, kemi pranuar një informatë përmes telefonit se në rrugën ‘Lufta e Gjilanit 44’, në Gjilan, ka ndodhur një detonim në një veturë. Menjëherë patrullat policore i janë përgjigjur thirrjes, duke dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë është dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes, ka deklaruar ai. 

"Në veturë kanë qenë dy persona, vozitësi dhe një pasagjere. Me këtë rast, vozitësi ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa pasagjerja është e lënduar lehtë.Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore, si dhe prokurori kujdestar i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë”, ka potencuar Hashani.


MË SHUME NGA Kronika