Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë
BKT
Foto; Policia e Kosovës
Kronika

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

E.Hoti/RTKlive

Policia në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe sendeve të tjera të rrezikshme gjatë një aksioni në “Qarshinë e Gjatë”.

Policia ka njoftuar se  gjatë kontrolleve të zhvilluara më 12 gusht, tek disa shitës ambulantë janë gjetur dhe sekuestruar 86 mjete të mprehta (briskë), 19 boksa metalikë, dy shufra metalike dhe tri fatrolla thike.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve policore dhe inspektimeve të tregut, ndërsa ndaj shitësve janë ndërmarrë veprimet në përputhje me procedurat ligjore.


MË SHUME NGA Kronika