16:35 / 17.08.2026
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan
Sh.G|RTKlive
Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet I.M., i arrestuar të dielën gjatë një operacioni policor në Zveçan.
Sipas njoftimit, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
Kërkesa për paraburgim i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë. Policia ka publikuar edhe pamje zyrtare nga operacioni dhe arrestimi i të dyshuarit.























