Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri shtetasja e kërkuar nga INTERPOL-i
BKT
Kronika

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri shtetasja e kërkuar nga INTERPOL-i

K. K. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shtator 2026 ka realizuar ekstradimin e një shtetaseje shqiptare nga Kosova drejt Shqipërisë.

Sipas njoftimit, ekstradimi është bërë përmes pikës kufitare në Vërmicë, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Shtetasja shqiptare ishte arrestuar në Kosovë, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë.

Ajo dyshohet për veprat penale “ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar” dhe “falsifikim të dokumenteve”, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se janë kryer si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.


MË SHUME NGA Kronika