Arrestohen tre persona në Skenderaj, u konfiskohen narkotikë
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona në Skenderaj, u konfiskohen narkotikë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar në Skenderaj tre persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

“Gjatë kontrollit të realizuar ndaj personave të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar 11.9 gram substancë e dyshuar narkotike, një mjet për bluarje (blinder), si dhe dy pako me letra për mbështjellje (rizla)”, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Policia ka njoftuar se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


MË SHUME NGA Kronika