Mbi 2,600 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt
BKT
Kronika

Mbi 2,600 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 2,605 gjoba ndaj shoferëve që gjatë muajit gusht janë kapur duke tejkaluar kufizimet e lejuara të shpejtësisë.

Sipas Policisë, ky aktivitet është zhvilluar në kuadër të projektit “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton “Mos e mat jetën me kilometra në orë”.

Policia ka apeluar te shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe ta përshtatin mënyrën e ngasjes me kushtet në rrugë, duke theksuar se shpejtësia e papërshtatshme paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia ka ftuar qytetarët të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, duke garantuar konfidencialitetin e të dhënave të raportuesve.

 


MË SHUME NGA Kronika