Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetim
BKT
Kronika

Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetim

M.Sh/RTKLive

Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj, në orët e mëngjesit të 7 shtatorit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. 


MË SHUME NGA Kronika