Dy persona gjobiten nga 500 euro për ndezje zjarresh në Malishevë
BKT
Foto nga arkiva
Kronika

Dy persona gjobiten nga 500 euro për ndezje zjarresh në Malishevë

E.Hoti/RTKlive

Dy persona janë gjobitur me nga 500 euro nga Policia e Kosovës, pasi janë identifikuar si përgjegjës për ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura në Malishevë.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet janë evidentuar më 8 shtator 2026. Rasti i parë është raportuar rreth orës 19:05 në rrugën “William Walker”, ndërsa rasti i dytë rreth orës 20:30 në rrugën “Skënderbeu”.

Njësitë sektoriale të Stacionit Policor në Malishevë, pas pranimit të informatave, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personave të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se ndezja e zjarreve, përveç rrezikimit të hapësirave përreth, ka shkaktuar edhe ndotje të ambientit.

“Ndaj dy personave janë ndërmarrë masat përkatëse ligjore, ndërsa secilit prej tyre i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të përmbahen nga ndezja e zjarreve në hapësira të hapura, sidomos në zona ku një veprim i tillë mund të paraqesë rrezik për pronën dhe mjedisin.


MË SHUME NGA Kronika